25 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë më 17 qershor 2022 ka njoftuar se nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezoltuar me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit se nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.

Deri më tani 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të premten e 17 qershorit janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika