Tre persona janë lënduar në një aksident sot në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Jabllanicë.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në këtë aksident u përfshinë dy vetura.
Njëri nga të lënduarit është dërguar nga Spitali i Pejës në QKUK për trajtim.
“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohen në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, ka deklaruar Gashi.