Dorëshkrimet e Kadaresë dorëzohen në DPA

Fondi i vyer i veprimtarisë letrare të shkrimtarit të madh Ismail Kadare do të ruhet në një pavion të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social në “Facebook”, teksa ka shtuar se familjarët e Kadaresë i kanë dorëzuar për ruajtje dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrat.

Ky koleksion përfshin dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara dhe drafte fillestare.

“Familjarët e shkrimtarit të madh kanë dorëzuar për ruajtje, administrim, restaurim dhe digjitalizim të gjithë koleksionin e tij letrar përfshirë dorëshkrime, skicë idesh, dorëshkrime të veprave të pabotuara si dhe drafte fillestare të punimeve të tij”, thuhet tutje.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe vajza e shkrimtarit, Gresa Kadare, diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes së këtij arkivi pranë DPA-së.

Bido u shpreh se është nder dhe kënaqësi për DPA që tashmë është pasuruar me një fond të veçantë të Ismail Kadaresë, dorëshkrime të rralla të cilat shkrimtari ynë i madh kombëtar i ruante në shtëpinë e tij dhe e kanë shoqëruar kudo që ka shkuar në Francë, në Durrës apo në Tiranë.

“Dua të falëndeorj veçanërisht familjen e shkrimtarit të madh Gresën, Helenën dhe Besianën që vendosën t’ia besonin DPA-së ruajtjen e kësaj pasurie deri në çastin që do të vendosin se çfarë do të bëjnë”, u shpreh Bido.

Sipas tij, të gjitha këto dorëshkrime “tashmë janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave për ruajtje, restaurim dhe digjitalizim, si një hap i rëndësishëm për të mos pasur ansjë lloj problematike me humbjen e pasurive të mëdha kombëtare”.

Bido theksoi se në këto vite DPA ka pasur dhurime të personaliteteve të mëdha të historisë sonë që nga Lasgush Poradeci e me radhë.

“Dokumente të cilat përndryshe do të ishin të struktura në sëndukë që ruhen me më shumë dashuri sesa këtu, por që ruhen me më pak profesionalizëm sesa këtu. Dokumente që ruhen me nostalgji, por që mbesin deri diku të panjohura për publikun dhe studiuesin”, shtoi ai.

Nga ana e saj Gresa Kadare tregoi arsyet që e shtynë drejt vendimit për të dorëzuar pranë DPA-së arkivën e Ismail Kadaresë.

“Desha t’ju falënderoj juve personalisht për mirëkuptimin që gjetëm dhe mirëbesimin recioprok, sepse nuk është gjë e lehtë të marrësh një iniciativë të tillë. Ismailit në Paris para disa viteve i janë ofruar plot institucione të huaja, qofshin franceze si Universiteti i Sorbonës, Akademia e Francës, Biblioteka “François Miteran”. Ata donin të merrnin plotësisht ose pjesërisht, një pjesë të arkivave, sigurisht me mendimin e Ismailit. Erdhi edhe një propozim shumë interesant nga Universiteti Princeton në Nju-Jork”, tha ajo.

Gresa kujton se Ismaili hezitonte, ishte në mëdyshje dhe diçka e “pengonte”.

“Nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. I thashë në diskutim mes nesh: Po si e ke menduar, çfarë do tamam të bëhet me arkivën tënde, pse nuk shprehesh dhe pse nuk merr një vendim, se për arsye të ndryshme humbasin gjërat? ‘Nuk di se çfarë dua të bëj, sepse unë dua që arkivi të kthehet në Shqipëri, por nuk di cilit institucion t’ia besoj’, tha Ismaili. Dhe kjo ngeli kështu. Ai nuk dha përgjigje të prerë, por unë me iniciativën time vendosa t’ia plotësoj këtë amanet duke ju dhënë juve besimin total”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika