Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një njoftimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se kryeqytetit po i shtohet edhe një shkollë.
“Në kuadër të investimeve dhe transformimit të vazhdueshëm në arsim, sot, së bashku me nënkryetaren dhe drejtoren për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, vendosëm gurthemelin e shkollës së re në lagjen ‘Mati 1’” shkruan Rama.
Siç njofton Rama, kjo shkollë do të jetë me kapacitet për mbi 700 nxënës, si dhe do të ofrojë kushte mësimore të standardeve evropiane.
“Do të lehtësojë ngarkesën në shkollat ‘Ismail Qemajli’ dhe ‘Pavarësia’, duke ofruar kushte mësimore të standardeve evropiane për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.”