Të paktën tre emigrantë mbytën në lumin mes Serbisë dhe Bosnjës

Autoritetet në Bosnje nxorën tre trupa, ndërkaq dhjetëra të tjerë nuk janë gjetur

Të paktën tre emigrantë u mbytën dhe të tjerë u zhdukën kur anija e tyre u përmbys herët të enjten, ndërsa po përpiqeshin të kalonin lumin Drina nga Serbia në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Reuters.

Autoritetet në Bosnje nxorën tre trupa, ndërkaq dhjetëra të tjerë nuk janë gjetur.

“Sipas informacioneve jozyrtare në varkë ishin 30 persona, nga të cilët, 15 arritën në breg”, ka thënë drejtori i Mbrojtjes Civile, Bors Triniq.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ka shkruar se autoritetet boshnjake nuk mund të kontaktoheshin menjëherë për koment.

Zyrtarët serbë konfirmuan se një incident kishte ndodhur në lumë, por nuk mund të konfirmonin vdekjet.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, tha se 25 persona ishin në bord, nga të cilët vetëm 18 arritën në anën boshnjake.

Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Afganistani, Pakistani dhe Afrika e Veriut përdorin çdo vit të ashtuquajturën rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të arritur në vendet e pasura perëndimore.

Shumë emigrantë po kalojnë kufijtë me ndihmën e rrjeteve të përpunuara të kontrabandistëve dhe aksidentet janë të shpeshta.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika