“Jugosllavisë iu dha një mesazh i fortë”, ish- e burgosura politike tregon për demonstratat e 81-shit

Zyrafete Kryeziu-Manaj rrëfeu për pjesëmarrjen e saj në demonstratat e vitit 1981. Ajo shprehu krenarinë që ishte pjesë e protestave, të cilat sipas saj i dhanë një mesazh të fuqishëm Jugosllavisë se populli shqiptar nuk do të nënshtrohej

Në “Debat Plus”, ish-e burgosura politike, Zyrafete Kryeziu-Manaj, ndau përvojat e saj nga viti vendimtar ndaj propagandës jugosllave që proklamonte barazi dhe liri për të gjithë popujt e federatës.

Ishte viti 1981, kur shpërthyen demonstratat në Kosovë, që sipas saj, i dhanë një mesazh të fuqishëm Jugosllavisë.

Kryeziu-Manaj, pjesëmarrëse në protesta, shprehu krenarinë që ishte pjesë e lëvizjes që sfidoi pushtetin shtypës të Jugosllavisë mbi Kosovën dhe popullin shqiptar.

Ajo theksoi përpjekjet e mëdha që u deshën për të ngritur vetëdijen e popullit, pasi jo të gjithë e kuptonin shkallën e robërisë së tyre.

“Ndjehem krenare që i kam takuar vitit 81. Për arsyeje se revolucioni që është bërë ato vite i ka dhënë një mesazh të fortë Jugosllavisë që nuk është shteti, i cili mundet me na mbajt në pranga cilat ka pretenduar. Dhe në të 81-tën demonstratat shpërthyen. Mirëpo para 81 është dashur të bëhet një punë e madhe për ta ngritur vetëdijen e popullit, se jo i tërë populli e ka kuptuar që ne jemi në robëri. Jugosllavia ka pasur shumë fytyra, dhe më ato shumë fytyrat e tyre ka përvetuar shumë njerëz, që kanë jetuar në Kosovë, shqiptarë, dhe përmes tyre jemi ballafaquar shtresa e cila e kemi dashtë lirin dhe ata të cilët kanë pretenduar të na robërojnë neve. Unë kam qenë një ushtare e thjeshte e lirisë së atdheut dhe popullit tonë”, ka thënë Kryeziu-Manaj.

Ajo rrëfeu me detaje pjesëmarrjen e saj në demonstratat e 26 marsit 1981. Si punëtore në sektorin e arsimit në atë kohë, ajo udhëtoi nga Suhareka për në Prishtinë, me pretekstin e dhënies së një provimi, por qëllimi i saj i vërtetë ishte t’u bashkohej studentëve protestues.

“Në 81 isha pjesëmarrëse e demonstratave, sidomos më 26 mars. Dhe isha punëtore e arsimit… më tregon një shoqja e ime, Qefsere Malaj, një qendrimtare e kohës asaj kohe. Dhe unë e la ditarin  edhe më 26 mars nisem nga Suhareka për në Prishtinë. Një koleg i imi po thotë edhe ‘unë do të shkoj në Prishtinë, se do të rregullojë diçka për kerr’ atëherë i thashë ‘unë  kam një provim a ka mundësi të vij edhe unë’. Kur erdhëm të konviktet e studentëve, për me ia hup atij gjurmët, i thashë ‘po përgatitkan studentët të shkonin në stafetë se në të njëjtën kohë vinte edhe stafeta e Titos’, më tha ‘po të dërgoj deri të Fakulteti i Kulturës Fizike’, i thashë ‘jo, jo po takohem një shoqe dhe shkojmë bashkë më të në provim’. Unë e kisha qëllim tjetër, po nuk isha lirë t’i tregoj… zbrita aty në mesin e konvikteve 2, 3 dhe 1 ka qenë një hapsish dhe aty i kam takuar studentët…”

Kryeziu-Manaj e përshkroi ngjarjen e 26 marsit si shkëndijën për vetëdijesimin e shqiptarëve për lirinë e Kosovës. Kjo ngjarje dhe të tjera që ndodhen para rreth 44 vjetësh, do të njihen më vonë si demonstratat e 81-shit.

“Morëm vendim të dalim në qendër të Prishtinës, kordoni i Policia ka qenë i hekurt dhe nuk kemi mundur të depërtojmë në qendër. Ne u mundoheshim të shkonim në qendër dhe t’ua prishim atyre që brohorisnin për stafetën e Titos.

Kemi shkuar të salla 1 tetori, aty deri në orët e mbrëmje nuk i kemi ndalur brohoritjet tona, më shpalosje të parullave, me këngë, me atë adrenalinë që na vlonte përbrenda. E ndjenim vetën si njerëz të papushtueshëm. Sepse atmosfera a asaj dite ishte e tillë. Dhe ishim krenarë për atë.

Atë ditë kemi parë sy tonë si janë arrestuar djem e vajza që UDB-ja arrestonin. Arrestonin ata që mundnin, që ishin më larg turmës. Ne në atë pjesën ku kemi qëndruar nuk kanë mundur të depërtojnë.

… Ajo (ditë) ka qenë xixa e astralit që ka shpërthyer për të vazhduar për ditë e muaj të tërë në të Kosovën”, ka shtuar ish-e burgosura politike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika