Haradinaj thotë se Kurti po tallet me gratë, rininë e diasporën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po tallet me gratë, rininë e mërgatën, duke thënë se “nuk ka tallje më të madhe sesa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre”.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se rinia s’ka qenë kurrë në gjendje më të pashpresë sesa në këtë qeverisje, duke shtuar se edhe pozita e gruas është e papërfillshme dhe se diasporës i janë mbyllur të gjitha dyert për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

Sipas Haradinajt, dhuna ndaj grave si rezultat i “depresionit kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri po merr përmasa shqetësuese”.

“Nuk ka tallje më të madhe sesa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre. Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta. Nuk ka fyerje më të madhe sesa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është zotuar se gjendja do të ndryshojë.

“…Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuuar e për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre. Dhe do të ndryshojë kjo gjendje. Rinia, gratë e mërgata, nuk do të jenë kategori të nëpërkëmbura, por do t’i rikthejmë në vendin që u takon”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika