Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, sot është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.
Po ashtu, zyrtarë të shumtë policorë janë parë pranë institucioneve të Kosovës.
Për këtë vizitë nuk pati njoftim paraprak nga institucionet e Kosovës e as nga Ambasada amerikane në Kosovë.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.
Avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Bosnje dhe Serbi, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë mesditën e së enjtes e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” në Aeroportin e Prishtinës.