Të premten e 17 qershorit, Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë ka përpiluar listën përfundimtare në të cilën janë vendosur emrat e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për intervistim në këtë komision.
Hajdar Beqa, Udhëheqësi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjimë ka thënë se do të largohen emrat e pamundur për t’u intervistuar siç janë: Jakup Krasniqi, Kolë Berisha, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.
Arbër Rexhaj, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se gjatë rrugëtimit të hetimeve mund të dërgohen pyetje në Gjykatën Speciale për ish-udhëheqësit e institucioneve të cilët janë në Hagë, raporton KP, transmeton PortaliD.
Ndërsa, Armend Zemaj, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë dy lista, njëra me 287 emra dhe tjetra me 287.
Sipas Zemaj, kjo nuk do të mundësojë një hetim të arritshëm dhe nuk do t’i përkrahë emrat të cilët ftohen vetëm për spektakël.