Përleshje fizike në Ferizaj – 4 persona arrestohen, 5 dërgohen për tretman mjekësor

Ilustrim

Katër persona janë arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt pasi janë rrahur mes vete.

Siç njofton Policia e Kosovës, si pasojë e kësaj përleshjeje fizike, 5 persona janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 22.08.2024 rreth orës 19:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

Tutje thuhet se katër prej të dyshuarve pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar.

Të arrestuarit janë me inicialet, “B.R ( M/K), i moshës 42-vjeçar, Z.L ( M/K), i moshës 39-vjeçar, R.L ( M/K), i moshës 37-vjeçar dhe D.L ( M/K) i moshës 22-vjeçar”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika