Gjykata Supreme në Shkup shfuqizon vendimin e Penales lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit

Blerim Ramadani

Gjykata Supreme në Shkup ka shfuqizuar vendimin e Penales lidhur me lëndën për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, i cili para rreth një jave u arratis nga arresti shtëpiak që i ishte caktuar në Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton Alsat.mk, lënda është kthyer në rivendosje.

“Këshilli Penal pranë sektorit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të Gjykatës Penale-Shkup, gjatë marrjes së vendimit, me të cilin ka konstatuar se nuk janë përmbushur parakushtet ligjore për ekstradim, nuk ka dhënë arsyetim se në cilat shkaqe është bazuar kur ka pranuar që vendimi i filluar në pajtim me nenin 75 alineja 1 nga Ligji i bashkëpunimit Ndërkombëtar në materialin penal, si procedurë e shkurtuar të udhëhiqet si procedurë e rregullt në pajtim me nenin 68 lidhur me nenin 51 nga ligji i njëjtë”, theksohet në arsyetimin e Supremes.

Tutje thuhet se veprimi dhe marrja e vendimit të tillë në Gjykatën e shkallës së parë, sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, është i paqartë dhe i pakuptueshëm, pa arsye relevante nga të cilat këshilli është bazuar gjatë marrjes së vendimit.

“Gjatë veprimit të serishëm, gjykata e shkallës së parë është e obliguar që t’i marrë parasysh vërejtjet e theksuara, si dhe përcaktimet e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në materialin penal dhe Konventën Evropiane për Ekstradim me Protokollin e parë dhe të dytë shtesë lidhur me Ligjin për ratifikimin e protokollit të tretë shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradim, dhe në bazë të tyre me zbatim të duhur të dispozitave të marrë vendim të drejtë dhe ligjor”, theksohet në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Supreme.

MPJD: Blerim Ramadanit i ishte ndërruar masa nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, arratiset nga arresti shtëpiak

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika