“Fluks i madh i prindërve e nxënësve” – Flasin libraritë që janë furnizuar me tekste shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Shtëpia Botuese “Dukagjini” po shpërndan tekstet shkollore në gjithë Kosovën.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, përfaqësuesja e Librarisë “Dukagjini”, Klarita Demiri, ka treguar se sot ka filluar shitja e teksteve shkollore në tri pika të shitjes, si në pikën në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtina Mall dhe te Dukagjini Center në Lakrishtë.

Ajo ka treguar se shitja ka filluar nga ora 09:00 dhe se ka një interesim të jashtëzakonshëm nga ana e prindërve e nxënësve për blerjen e teksteve shkollore.

“Ne kemi hapur sot nga ora 09:00 tri pika të shitjes, pika në sheshin ‘Nëna Terezë’, në Prishtina Mall dhe kjo te Dukagjini Center, që e kemi hapë vitin e kaluar, për shkak të hapësirave të vogla të librarive dhe kërkesës të madhe për tekstet shkollore, e kemi parë të arsyeshme të hapim edhe këtë pikë. Interesim jashtëzakonisht i madh, këtë vit po shohim interesim më të madh përkundër vitit të kaluar që i kanë blerë librat në shtator”, ka thënë Demiri.

Ajo ka thënë se libraria te Dukagjini Center ofron edhe parkingun falas që, sipas saj, e mundëson që pritjet të mos jenë të gjata.

“Dukagjini Center ofron parkingun falas për gjithë ata që dëshirojnë blerje, pritja është më e vogël”, ka vijuar ajo.

Përveç në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka shpërndarë tekstet shkollore edhe në libraritë e tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.

Libraria “ABC” në Gjilan ka treguar se ka bashkëpunim mjaft të mirë me shtëpinë botuese “Dukagjini”.

Pronarja e kësaj librarie, Afërdita Mehmeti, ka thënë se furnizimi me libra është kryer në kohë dhe se ka fluks mjaft të madh të prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

“Me tekste shkollore jemi furnizuar më 20 gusht, furnizimi është bërë 90%. E 3-ta ditë që ka fluks të prindërve, kemi numër të madh prindërve që vijnë dhe furnizohen me libra”, ka deklaruar Mehmeti.

Ajo ka treguar se kjo librari punon deri në ora 22:00, në mënyrë që prindërit të kenë kohë të marrin librat për fëmijët e tyre.

Ngjashëm edhe libraria “Altera” në Fushë-Kosovë ka theksuar se bashkëpunimi me shtëpinë botuese “Dukagjini” rreth furnizimit me tekste shkollore ka qenë në nivelin e duhur.

Përfaqësuesi i kësaj librarie, Elez Morina, ka thënë se shtëpia botuese “Dukagjini” është mjaft korrekte në kërkesat për furnizim me tekste shkollore.

Morina ka thënë se interesimi është shumë i madh si nga ana e prindërve, ashtu edhe e nxënësve.

“95% të teksteve shkollore i kemi në shitje, pjesa që ka bërë ndryshim ministria ende janë duke u botuar, jemi duke pritur të bëhet furnizimi. Ne punojmë prej 8 – 22:00. Ne i mundësojmë nxënësve të bëjnë ndërrime të librave, pasi edhe shkollat bëjnë ndryshime, i kuptojmë ata, mundohemi të jemi në shërbim të tyre”, ka deklaruar Morina.

Për t’ju lehtësuar kërkimin, kemi përgatitur një listë të detajuar të librarive në çdo qytet të Kosovës që tashmë janë pajisur me tekstet shkollore nga botimet e shtëpisë botuese “Dukagjini”.

Sigurohuni të vizitoni librarinë në qytetin tuaj përkatës ku mund t’i gjeni botimet “Dukagjini” për një vit të suksesshëm shkollor.

📌PRISHTINË:

– LIBRARIA DUKAGJINI, SHESHI NËNË TEREZA

– LIBRARIA DUKAGJINI, PRISHTINA MALL

– LIBRARIA DUKAGJINI, DUKAGJINI CENTER, LAKRISHTË

– LIBRARIA XHA LIMANI: Rr. EMIN DURAKU – TE SHKOLLA ELENA GJIKA: 044 990 833

– LIBRARIA ARTINI: Rr. EQREM QABEJ – TE INSTITUTI ALBANOLOGJIK: 049 664 627

– LIBRARIA ABC: ULPIANË – TE SHKOLLA HASAN PRISHTINA: 045 631 241

– LIBRARIA ABC: BREGU DIELLIT – TE SHKOLLA ILIRIA: 045 631 241

– LIBRARIA ABC: KODRA E TRIMAVE – TE SHKOLLA ZENEL HAJDINI: 045 631 241

– LIBRARIA BLENDI: Rr. AGIM RAMADANI, TE SLOVENIA SPORTI: 044 838 669

– LIBRARIA DIJA: Rr. DANUBI – TE XHAMIA MADHE: 044 157 538

– LIBRARIA GLOBI: Rr. EMIN DURAKU – TE GJIMNAZI SAMI FRASHËRI: 044 665 687

– LIBRARIA MAGJIA E LIBRIT: Rr. ENVER MALOKU: 045 501 155

– LIBRARIA NOLI: Rr. AZIZ KELMENDI, ULPIANË: 044 210 641

– LIBRARIA PENA: TE GJIMNAZI SAMI FRASHERI: 044 299 941

– LIBRARIA IDEA: TE FAKULTETI FILOLOGJIK: 049 126 265

📌FUSHË KOSOVË:

– LIBRARIA LIBRI IM: TE AMBULANTA E RE: 044 233 480

– LIBRARIA ALTERA: AFER UNVERSITETIT AAB 049 856 826

📌DEÇAN:

– LIBRARIA AGIMI-DE: SHESHI MENTOR TOLAJ: 044 123 297

📌DRENAS:

– LIBRARIA LIKOSHANI: QENDRA E RE TREGTARE: 044 553 188

📌FERIZAJ:

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC 1: Rr. BESIM REXHEPI: 044 766 266

– LIBRARIA RILINDJA COMMERC NT 2:  Rr. REXHEP BISLIMI: 044 766 266

– LIBRARIA ALFABETI: DËSHMORËT E KOMBIT:  049 525 858

– LIBRARIA GLOBI: DËSHMORËT E KOMBIT: 044 599 503

📌GJAKOVË:

– LIBRARIA TOMORI N.T.SH: Rr. Washingtoni 044 134 806

– LIBRARIA ILIRIKU: Rr. 191, NËNË TEREZA:  044 177 888

📌GJILAN:

– LIBRARIA ABC: Rr. 15 QERSHORI: 045 639 903

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. 15 QERSHORI: 045 633 452

– LIBRARIA FIRST STEP: PËRBALL PARKUT TË QYTETIT: 049 778 906

📌ISTOG:

– LIBRARIA MESHARI: Rr. 20 QERSHORI: 049 551 335/ 045 303 987

– LIBRARIA SMART POINT: Rr. 2 KORRIKU AFËR XHAMIË SË RE: 049 396 011

📌KAMENICË:

– LIBRARIA TEUTA: Rr. ADEM JASHARI: 044 720 089

📌KAÇANIK:

– LIBRARIA GËZIMI:  BULEVARDI ISMAIL RAKA: 044 225 242

📌LIPJAN:

– LIBRARIA ABC E RE: Rr. ISA KASTRATI: 049 407 765

📌KLINË:

– LIBRARIA MESHARI: SHESHI MUJË KRASNIQI: 049 303 897

– LIBRARIA N’BOTË T’LIBRIT: Rr. GJIMINAZIT:  049 470 860

📌MALISHEVË:

– LIBRARIA ARBËRI: Rr. RILINDJA KOMBËTARE: 044 688 090

📌MITROVICË:

– LIBRARIA GALDIMI N.T.P: Rr. MBRETËRESHA TEUTË: 049 593 330

– LIBRARIA REAL AA: Rr. SKËNDERBEU: 049 213 671

– LIBRARIA ROTRING: Rr. MBRETËRESHA TEUTË:   049 842 680

📌OBILIQ:

– LIBRARIA XHA LIMANI: SHESHI I SKËNDERBEUT: 044 718 079

📌PEJË:

– LIBRARIA DUKAGJINI SHOP: SHESHI “HAXHI ZEKA”: 044 134 233

– LIBRARIA DD PRINT: Rr. ESAT MEKULI: 049 150 664

– LIBRARIA NOBELI: Rr. MBRETËRESHA TEUTË:   044 134 233

📌PODUJEVË:

– LIBRARIA DEA: Rr. “ZAHIR PAJAZITI”: 044 170 181

– LIBRARIA FUSHA: Rr. “SKËNDERBEU”: 045 297 227

– LIBRARIA PENA: Rr. “ZAHIR PAJAZITI”: 044 299 941

📌PRIZREN:

– LIBRARIA ALTERA: Rr. TIRANA: 049 856 826

– LIBRARIA PENA: Rr. ISMET JASHARI: 049 761 817

– LIBRARIA SEVEN DAYS: Rr. ISMET JASHARI: 049 482 100

– LIBRARIA PANDA: Rr. HAFEZ ISMAIL HAKI: 044 302 130

📌RAHOVEC:

– LIBRARIA ABETARJA: Rr. XHELAL HAJDA-TONI: 044 200 828

📌SKENDERAJ:

– LIBRARIA RILINDJA: Rr. 28 NËNTORI: 045 588 055

– LIBRARIA SHALA: Rr. RILINDJA KOMBËTARE: 045 707 774

📌SUHAREKË:

– LIBRARIA EDORI: Rr. BRIGADA 123: 045 407 765

📌SHTIME:

– LIBRARIA LIBRI: Rr. E TIRANËS: 045 220 548

– LIBRARIA TE BANI: Rr. E TIRANËS: 044 856 865

📌VITI:

– LIBRARIA EC ME KOHËN: Rr. 11 MARSI: 045 297 738

📌VUSHTRRI:

– LIBRARIA MIGROS: DËSHMORË E KOMBIT: 049 115 493

– LIBRARIA GLOBI: BULEVARDI ADEM JASHARI: 048 550 244

– LIBRARIA CONTE: DËSHMORË E KOMBIT: 044 317 336

Të gjitha libraritë e qyteteve të Kosovës ku mund t’i gjeni tekstet shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika