Kryeministri, Albin Kurti, gjatë së premtes ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Si thuhet në njoftim e zyrë së Kryeministrit, në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore në mes të dy vendeve.
“Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm si dhe për bashkëbisedimin e ditës së sotme”, thuhet në njoftim.