Rizvanolli takon minatorët e Trepçës: Duhet të ndahet punëtori nga jopunëtori

"Në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa ‘djersës së minatorit’"

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë minatorët e Trepçës, por ka theksuar se keqpërdorimet dhe padrejtësitë në këtë sektor duhet të marrin fund.

Rizvanolli gjatë së premtes ka zhvilluar një takimin me minatorët e minierës së Stantërgut, ku ministrja e Ekonomisë u shoqërua nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Kryeministri javën që shkoi e tha një të vërtetë të pamohueshme. Në Trepçë sot një minator duhet të nxjerrë xehe mjaftueshëm për të paguar pagat për më shumë se 10 punonjës të tjerë. Kjo është jo vetëm e pamundur por edhe thellësisht e padrejtë. Sikur kjo të mos mjaftonte, gjatë ditëve të fundit kemi parë se si persona të caktuar kanë qenë duke marrë pagë nga Trepça, pa shkuar fare në punë, madje disa thuhet me muaj e vite të tëra. Të tjerë janë suspenduar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e shkelje të tjera të rënda.

Në Trepçë përfundimisht duhet të ndahet punëtori nga jo-punëtori, i drejti nga keqpërdoruesi, puna nga krimi. Fshehja e padrejtësisë e keqpërdorimit ka kaluar shumë gjatë e fshehur prapa ‘djersës së minatorit’”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

“Bordi dhe menaxhmenti e kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të siguruar në drejtësi e ligjshmëri, si dhe rritje të prodhimit. Kjo, ndër të tjera, do të thotë se ata dhjetëra punëtorë që u pranuan në punë si minatorë, e u nxorën në sipërfaqe për favore, duhet të kthehen e të punojnë përkrah kolegëve të tyre të cilët i kanë lënë vetëm, në numër shumë të vogël.

Nuk ka kufi për vlerën që jemi të gatshëm për të investuar në Trepçë si Qeveri, mirëpo kjo do të ndodhë vetëm kur të vihet në vend drejtësia”, ka shtuar Rizvanolli.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika