Është bërë një traditë e njohur që fituesi i Eurovision Song Contest organizon konkursin vitin e ardhshëm, duke siguruar disa kritere, përfshirë sigurimin e qëndrueshmërisë së organizimit të ngjarjes dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve
Duke e parë situatën aktuale në Ukrainë, festivali evropian i këngës “Eurovision” nuk do të mbahet në këtë vend në vitin 2023.
Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), organizata që drejton Konkursin e Këngës në Eurovizion, ka konfirmuar se konkursi nuk do të mbahet në Ukrainë vitin e ardhshëm, pavarësisht se orkestra e grupit ukrainas Kalush fitoi vendin e parë.
Sidoqoftë, bordi drejtues i Eurovizionit, Grupi i Referencës, “me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar, dhe prodhuar, Eurovision Song Contest sipas Rregullave të ESC nuk mund të përmbushen”.
Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në për të pritur potencialisht Eurovision Song Contest 2023 në Mbretërinë e Bashkuar.