Një person ka humbur jetën e tre janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, më saktësisht në Komoran pas mesnatës të së premtes.
Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Në aksident është përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Krasniqi.