Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani ka filluar Kinemaja e Hapur “Film N’Park” .
Kjo kinema do përdoret për fëmijët mbi moshën 10 vjeç dhe do jetë e hapur nga 26 gushti deri më 1 shtator.
Siç njofton Halimi, kjo kinema do ketë filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani po fillojmë me Kinemanë e Hapur “Film N’Park” me fëmijët mbi moshën 10 vjeç. Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Komunën e Prishtinës ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës. Kjo ngjarje organizohet nga Drejtoria e Kulturës me përkrahjen e UNDP Kosova. Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në shoqërinë e filmit dhe natyrës”, ka shkruar Halimi në Facebook.