Të premtën e 17 qershorit është hapur ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, në Muzen Kombëtar të Kosovës.
“Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, është projekt i shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe synon paraqitjen e trashëgimisë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive.
Kjo ekspozitë synon të ndikojë në njohjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar me të kaluarën, kulturën dhe traditën e popullit shqiptar të Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe më gjerë.
“Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike- tregojnë histori të pathëna apo të pashkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut të Pazarit të Ri, forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij kujtojmë se është fotografia”, thuhet në njoftimin e tyre.