Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për tekstet e “Dukagjinit”

Po vazhdon ende blerja e teksteve shkollore e interesim i lartë, po tregohet në Prizren e Ferizaj. Prindërit shprehen të kënaqur se të gjitha tekstet po i sigurojnë lehtë gjersa ende janë të pakënaqur me formën e subvencionimit. Ndërkaq, për të iu përgjigjur kërkesave, libraritë në vend kanë zgjatur oraret e punës

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë.

Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar të pajisen me tekstet shkollore.

Në komunën e Ferizajt, njëri nga ta shprehet i lumtur që nuk pati tollovi gjatë blerjeve në librarinë “Rilindja” dhe nuk harroi ta përmend faktin që forma e re e zgjedhur nga ministria për subvencionim, vazhdon të jetë e gabuar.

“Në përgjegjësi ky proces nuk ka na pëlqy as vitin e kaluar as këtë vit por jemi të detyruar, ministria na ka obligu dhe jemi të detyaruar me bo në këtë formë, sot është e shtunë dhe ka më pak tollovi kështu dhe jemi një javë para procesit mësimor por javen tjetër pres me pas më shumë tollovi”, ka thënë Nazmi Berisha – Prind.

Ndërkoë, menaxheri i librarisë “Rilindja” thotë se tashmë janë furnizuar me tekste, e aty janë edhe të gjitha tekstet e shtëpisë botuese “Dukagjini”.

“Ne i sigurojmë të gjithë prindërit, të gjithë nxënësit që do të ketë tekste të mjaftueshme për të gjithë. E kemi numrin që ka ardh nga ministria për tekstet e zgjedhura, nga Komuna e Ferizajit, por edhe për komunat përrreth kemi sasi të mjaftueshme dhe nuk do të mbetet asnjë nxënës pa librat shkollor”, ka thënë Rinor Berisha, menaxher i librarisë “Rilindja”.

Ndërkohë, në Prizren interesimi është dukshëm më i lartë, për të blerë tekste shkollore.

“Interesimi ka fillu me u rrit ndjeshëm prej datës 23, sot është i 24-ti, ka fillu me u rrit bajagi ndjeshëm. Procesi ka fillu shumë mirë, gjithëçka është në rregull, prindërit kanë ardh me lista të cilat javë kanë dërgu mësuesët nëpër shkolla dhe është tu shku bajagi mirë”, ka thënë Ali Fetahu, menaxher i librarisë “Altera”.

E përkundër se forma e subvencionimit nuk u pëlqen as atyre në Prizren, njëri nga familjarët e prindërve thotë se këtë vit shkoi pak më mbarë.

“I kam marrë librat e Dukagjinit, veç anglishtja më mbeti pasi të konsultohem me profesorët. Krejt i gjeta të Dukagjinit. Vjet ka qenë shumë më rrëmujë, këtë vit më mbarë”, ka thënë Milaim Hajdari, gjysh.

Që nga 20 gushti, shtëpia botuese Dukagjini ka nisur procesin e shpërndarjës së titujve të librave shkollor nëpër të gjitha komunat e vendit.

Për të gjithë qytetarët e Prizrenit, libraria “Altera” do jetë e hapur çdo ditë deri në orën 23:00 ndërsa ajo në Ferizaj, deri në 20:00.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika