Elezi: Mërgimtarët mund të regjistrohen në tri mënyra për të votuar në zgjedhje

Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025. Me anë të dekretit, presidentja Vjosa Osmani, e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur për RTK, se KQZ ka caktuar afatin për regjistrim të koalicioneve dhe votuesit që jetojnë jashtë Kosove.

“Afati për regjistrimin e koalicioneve ka filluar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve me 16 gusht dhe do të përfundojë me 30 gusht. Pra deri në këtë kohë partitë politike duhet ta njoftojnë KQZ-në, për këtë lloj të pjesëmarrjes në zgjedhje. Lidhur me këtë çështje ne i kemi njoftua partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ për detyrim ligjor”, tha Elezi.

Kurse për votuesit që jetojnë jashtë Kosovë, Elezi bëri me dije se së shpejti do të jetë i qasshëm platforma elektronike për periudhën e regjistrimit e aplikimi për votuesit jashtë Kosovës.

“Do të ketë kohë të mjaftueshëm për këtë proces, i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të përmbyllet me 26 dhjetor. Pra për këtë periudhë mund të paraqesin aplikimin  e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosove”, deklaroi ai.

Sipas tij, mërgimtarët mund të përzgjedhin se si duan të votojnë, në mënyrë fizike nëpër përfaqësitë diplomatike, apo edhe përmes dy mënyrave tjera: duke dërguar pakon me fletëvotim në fahun postar të KQZ-së në Kosovë apo në fahun postar të KQZ-së që do të hapet jashtë Kosovës.

Elezi foli edhe për procesin zgjedhor, ku bëri të ditur se KQZ ka filluar procesin dhe planin e aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen me votuesit.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika