Pas Kurtit edhe Sveçla i falënderon serbët për konvertimin e patentë shoferëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës.

Ai ka thënë se pas mbi 6 mijë e 500 aplikimeve ka përfunduar edhe afati kohor i konvertimit të patentëve.

“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës. I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe zbatimin e vendimit tonë.  U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Para Sfeçlës, një falenderim e ka bërë i pari i qeverisë, kryeministri Kurti.

Kurti për patentë shoferët: Komuniteti serb bëri hap drejt integrimit, duke iu përgjigjur thirrjes për konvertim

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika