Kryetari i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Skënder Krasniqi ka ngritur shqetësimin e tij mbi ndikimin negativ të marrëveshjeve ndërkombëtare në ekonominë e Kosovës.
Në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi ka kritikuar ashpër efektet e marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova, duke theksuar se këto marrëveshje nuk kanë mbrojtur mjaftueshëm interesat e bizneset vendase dhe se kanë kontribuar në një rritje të importit të produkteve të huaja pa ndonjë përfitim të dukshëm për eksportet kosovare.
Ai derisa ka kërkuar nga shteti të merr më seriozisht gjendjen e tanishme të vendit, thotë se rënia e ngadalësuar e remitencave nga diaspora, e cila, është bërë e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), do të ndikojë negativisht edhe në qarkullimin e brendshëm të blerjeve brenda vendit.
Derisa shton se çdo marrëveshje që është nënshkruar nga ana e Kosovës në raporte me tregti të lirë ka qenë sipas tij më shumë dëm sesa në përftim të Kosovës, dhe më shumë kanë përfituar ato vende.
Ndërsa, sa i përket udhëzimin administrativ të nxjerrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për kuotat në import, Krasniqi ka thënë se duhet të jetë i kujdesshëm në veprim për shkak se mund të bie ndesh me këto marrëveshje ndërkombëtare.
Duke renditur sfidat, Krasniqi ankohet edhe sa i përket komunikimit ndërmjet bizneseve me Qeverinë, pasi siç thekson ai, nuk është në nivelin e duhur. Ai thotë, se nuk kanë qenë të ftuar për dëgjim publik nga ana e MINT-it edhe sa i përket Udhëzimit administrativ.
Ndërsa, Krasniqi ka komentuar rënien e remitencave nga diaspora, ku thotë se rënia e tyre do të ndikojë negativisht në qarkullimin e brendshëm të blerjeve brenda vendit.
Pas liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, (prej 1 janarit 2024) remitencat kanë shënuar rritje të ngadalësuar.
Kjo bëhet e ditur në raportin për vlerësimin tre mujor të ekonomisë të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Sipas BQK-së, vlera e remitencave të pranuara në tre mujorin e parë 2024 ka arritur në 281 milionë euro, duke shënuar rritje prej 3.6 për qind krahasuar me tre mujorin e parë 2023. “Rritja e ngadalësuar e remitencave në tre mujorin e parë pas liberalizimit të vizave më vendet e BE-së , mund të jetë ndikuar nga rritja e vizitave të kosovarëve në diasporë , të cilët ofrojnë mbështetje financiare për familjaret e tyre për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit”, thuhet në raportin e BQK-së.