Gërvalla: Nëse BE-ja ka interes për më shumë siguri, duhet ta pranojë Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla, ka thënë se nëse BE-ja është e interesuar të ketë më shumë siguri, atëherë ajo duhet të pranojë Ballkanin Perëndimor në strukturat e saj evropiane dhe se perspektiva e Kosovës në këtë drejtim është euroatlantike

Në ditën e dytë në forumin e Prespës, po mbahet Sesioni “Ballkani Perëndimor- Manovrimi në kohëra turbulente”, ku po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla, ka thënë se nëse BE-ja është e interesuar të ketë më shumë siguri, atëherë ajo duhet të pranojë Ballkanin Perëndimor në BE.

Sipas saj, rajoni duhet të ketë një perspektivë të qartë.

“Ne qëndrojmë në perspektivën euroatlantike. Kosova mundohet t’i afrohet strukturës së NATO-s me aq sa mundet, duke pasur pasarsysh që 4 anëtarë të NATO-s nuk na njohin”, ka thënë ajo.

Gërvalla, ndër të tjera, ka shtuar se Aleanca Veri-Atlantike(NATO) është pjesë e historisë së Kosovës.

Ndërsa, sipas saj, Ballkani Perëndimor ka treguar se orientimi i Kosovës është properëndimor dhe ky orientim duhet të lejohet të rrjedhë.

“Siguria nuk është vetëm për armët. Në Maqedoninë e Veriut e dijmë rrezikun nga lajmet e rreme, edhe në Kosovë po ashtu e njohim atë. Nëse BE-ja është e interesuar të ketë më shumë siguri, atëherë ajo duhet ta kyçë Ballkanin Perëndimor në BE”, ka përfunduar ajo.

Ndërsa, Gërvalla në sesionin “Ndërtojmë së bashku siguri të qëndrueshme evropiane”, për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se qëllimi është të ketë njohje të ndërsjellë.

“Ne jemi serioz për kontribut në dialog. Pranimi i ndërsjellë është qëllimi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz për këtë dialog, ka pohuar se është me rëndësi të ketë progres.

Sipas Gërvallës, integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm.

“Ata që nuk janë pjesë e idesë evropiane duhet të marrin vendim tash që të ndërrojnë mendjen dhe të bëhen pjesë e Evropës”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, të enjten e 16 qershorit, ka filluar konferenca ndërkombëtare triditore e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, e cila titullohet “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”.

Forumi është duke trajtuar çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat po përballet Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës.

Ministrja Gërvalla për dialogun Kosovë-Serbi: Qëllimi mbetet i palëkundur

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika