Rritet vlera e remitencave për 5.27 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar

Vlera e remitencave është rritur për 5.27 milion euro sipas BQK-së, krahasuar me periudhën janar-qershor të vitit të kaluar. Mbi 632 milionë euro erdhën në Kosovë gjatë këtij viti, por ekonomistët thonë se këto para janë orientuar gabimisht dhe se nuk po sjellin investime në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës

Kosovarët që jetojnë jashtë vendin vazhdimisht në forma të ndryshme dërgojnë dhe shpenzojnë para në Kosovë.

E shuma e këtyre parave rritet nga viti në vit.

Kështu, ndodhi edhe këtë vit, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.

“Vlera preliminare e remitencave deri në qershor 2024 është 632.67 milionë euro. Për sa i përket periudhës janar-qershor 2023, shuma e tyre ishte 627.41 milionë euro, pra ka një rritje prej 5.27 milionë euro,” thuhet nga BQK.

Këto mjete, janë një infuzion i vazhdueshëm për ekonominë vendore thotë ekonomisti Bashkim Mustafa, veçse orientimi i shpenzimit të tyre është i gabuar.

“Mund të themi se nuk janë të orientuara si duhet, pasi që këto remitenca kryesisht janë duke shkuar  në konsum dhe në blerjen e patundshmërive që tashmë janë kanë kapital fiks,” u shpreh Mustafa.

Mustafa jep mendimin e tij, se në çka do të ishte ideale investimi i këtyre mjeteve.

“Qeveria do duhej të synonte një strategji të mirë që këto mjete të i orientonte në prodhim, dhe të i riorganizoj remitencat në mënyrë që këto të remiteca të krrijojnë vende të reja të punës, dhe të rritet prodhimi vendor,” shtoi Mustafa.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesori universitar Nagip Skënderi, që thotë se shuma të tilla parash do duhej të i sillnin vendit edhe më shumë të hyra nga investimet.

“Nëse e shikojmë në aspektin ekonomik, remitencat nuk janë duke dhënë efektin e tyre, sepse ato kryesisht po shkojnë në konsumin e gjerë, dhe shkojnë në blerjen e banesave dhe patundshmëiri, dhe nuk shkojnë në vendet që do të kishin element kthyes ndaj popullatës,” tha Skënderi.

Përkundër kësaj Skënderi thotë se paratë e mërgimtarëve po ndihmojnë qytetarët sidomos pas rritjeve enorme të çmimeve shkaku i inflacionit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika