Arrestohet një 30-vjeçar në Ferizaj pasi rrahu gruan, i sekuestrohet një armë zjarri më 6 fishekë

Ilustrim

Në Ferizaj është arrestuar një person për dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari të dielën kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar,  i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortës së tij”.

Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika