Bie fluksi në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Pritjet në pikat kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë, kanë rënë ndjeshëm mëngjesin e së hënës

Foto ilustrim: Kamionë të renditur në Merdare, pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Pika kufitare e Merdarës, e cila zakonisht është ndër më të ngarkuarat për dalje nga territori i Kosovës, nuk është më e rënduar nga fluksi i bashkatdhetarëve që po e shfrytëzojnë për dalje nga territori i Kosovës.

Fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë ndjeshëm në krahasim me javën që lamë pas.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, këtë të hënë në mëngjes qytetarët po presin deri në 15 minuta për të kaluar kufirin në Merdarë.

Gjithashtu, pritje deri në 20 minuta janë raportuar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera kufitare me Serbinë nuk ka kolona apo pritje të gjata.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika