ShBA-ja dhe Seuli në ushtrime të përbashkëta, Korea Veriore teston dronët

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri një test të dronëve të rinj shpërthyes nga Koreja e Veriut, në një moment kur ShBA-ja dhe Koreja e Jugut janë angazhuar në stërvitje të përbashkëta ushtarake, për të përmirësuar gatishmërinë e tyre ndaj kërcënimeve nga Pyongyangu

Stërvitja e përbashkët ushtarake e SHBA-së dhe Koresë së Jugut më 31 gusht 2023. Foto: IC

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri një demonstrim të dronëve të rinj shpërthyes të dizajnuar për të goditur objektiva, njoftoi media shtetërore të hënën, ndërsa SHBA-ja dhe Koreja e Jugut janë duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Fotografitë e testit nga Koreja e Veriut shfaqën një dron të bardhë në formë të shkronjës ‘X’ që supozohet se po godiste dhe shkatërronte një objektiv që ngjasonte me tankun kryesor të Koresë së Jugut, K-2.

Shumica e dronëve luftarakë qëndrojnë larg objektivave dhe lëshojnë raketa.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) tha se testi i së shtunës përfshinte lloje të ndryshme të dronëve të ndërtuar për të fluturuar në distanca të ndryshme për të sulmuar objektiva armike në tokë dhe det, duke fluturuar përgjatë rrugëve të ndryshme para se të godisnin saktësisht objektivat raporton AP.

Pas testit, Kim u zotua të përshpejtojë zhvillimin e dronëve që shpërthejnë në përplasje, kryejnë zbulime ose sulmojnë objektiva nën ujë për të përmirësuar gatishmërinë luftarake të vendit të tij, duke thënë se ushtria e Koresë së Veriut duhet të pajiset me dronë të avancuar “sa më herët të jetë e mundur” raportoi media shtetërore.

Testi i dronëve erdhi ndërkohë që ushtritë e ShBA-së dhe Koresë së Jugut po kryejnë një stërvitje masive e cila vazhdon deri të enjten.

Stërvitjet përqendrohen në përmirësimin e gatishmërisë së tyre kundër kërcënimeve nga Koreja e Veriut dhe përfshijnë simulime kompjuterike të luftës dhe trajnim me armë zjarri, me një stërvitje të përbashkët ajrore që përfshin 60 avionë luftarakë.

Forcat ajrore të Koresë së Jugut thanë se stërvitja, e cila filloi me demonstrime të bombardimeve precize që përfshinin avionët luftarakë F-35 dhe F-16 të Koresë së Jugut, ka për qëllim përballimin e kërcënimeve nga dronët, raketat lundruese dhe artileria e Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, Lee Chang Hyun, tha se ushtria e Koresë së Jugut po shqyrtonte me kujdes aftësitë e dronëve të Koresë së Veriut dhe se ushtria e Koresë së Jugut është e pajisur me sisteme për t’i zbuluar dhe kapur ato, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Disa analistë sugjerojnë se dronët e Koresë së Veriut të treguar në fotografitë e medias shtetërore ngjajnë me dronët Zala Lancet-3 të Rusisë, dhe Lee tha se Koreja e Jugu po shqyrtonte mundësinë që Rusia të ketë ndihmuar Korenë e Veriut të aftësohet në fushën e dronëve./ Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika