Në Librarinë “Real” në Mitrovicë, qytetarët kanë filluar blerjen e teksteve shkollore të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” me interes të lartë.
Pronarja e librarisë, Arbnora Alidemaj, ka deklaruar se këtë vit blerësit janë më të qetë dhe kanë filluar të blejnë librat më herët, duke shmangur radhët e gjata të vitit të kaluar.
Shtëpia Botuese “Dukagjini” vazhdon me shpërndarjen e teksteve shkollore në gjithë Kosovën
Ndërsa librat për klasat e para deri në të pestat janë plotësisht në dispozicion, për klasat e gjashta deri në të nëntat ka ende disa mungesa në tituj, por furnizimet priten të përfundojnë së shpejti.
“Interesimi i qytetarëve është normale, dhe tejet i lartë, mirëpo ne jemi përgatitur më herët shitja po shkon mirë me rregull jo sikur vitin e kaluar si ka qenë fluks si madh që kanë pritur në rend. Qytetarët kanë filluar pak më herët blerjen e librave, janë pak më të qetë sesa vitin e kaluar. Me libra jemi pajisur mirëpo nuk e kemi furnizimin komplet. Prej klasës së parë deri në të pestën janë të gjitha libra por prej të gjashtës dhe të nëntës e kemi pak probleme me komplet titujt”, ka thënë ajo për TV Dukagjinin.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ka publikuar Katalogun e teksteve shkollore për vitin 2024/25.
Nëpërmjet linkut më poshtë, ju mund ta shkarkoni ose ta shfletoni Katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-9, të aprovuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës.
KATALOGU I BOTIMEVE SHKOLLORE 2024/25
https://www.youtube.com/watch?v=FMGnUxpw4gA