“Përmbysën gjithçka”- Rexhepi tregon se si UDB-ashët shqiptarë dhunshëm i hynë në shtëpi

Ai në “Debat Plus” rrëfeu për një ngjarje ku pjesëtarë të UDB-së dhe policë e kishin rrethuar shtëpinë e tij e më pas edhe bastisur

Mehmetali Rexhepi

Mehmetali Rexhepi, ish i burgosur politik në kohën e ish-regjimit jugosllav, i ka ndarë disa nga përvojat e tij në ballafaqim me UDB-ën e asaj kohe.

Ai, në “Debat Plus”, rrëfeu për një ngjarje ku pjesëtarë të UDB-së dhe policë e kishin rrethuar shtëpinë e tij e më pas edhe bastisur.

Rexhepi tregoi se me të hyrë në shtëpinë e tij, ata filluan e përmbysën gjithçka, madje pjesëtari i UDB-së, Sinan Rexhepi, kishte urdhëruar të hiqej edhe dyshemeja.

“Arratisja e 1982, 83. E kishin rrethuar edhe lagjen time, kam qenë i martuar. Ishte një hyrje e vrazhdë në dhomën time ku jetonim me gruan time, e kishim një vajzë, atëherë e sapolindur. Rrotulluan gjithçka, me orendi e gjithçka. E di që ka qenë Sinan Rexhepi Zhegra, një nga ta ishte UDB-ash, inspektor me një apo dy të tjerë, më duket se ka qenë edhe një serb, Dushko, i Zhegrës. Kanë qenë numër të konsiderueshëm i policëve… kanë bastis gjithë shtëpinë. Sinan Rexhepi tentonte ta hiqte edhe dyshemenë, dyshemeja ishte me dërrasa. Kishte bë përpjekje me i heq dërrasat. Gruaja i tha cfarë po do dërrasat, ai tha po po dërrasat… Na e derdhën miellin, fasulet, ishin të vrazhdë”, tha ai.

Rexhepi tregon edhe një polemikë të vogël mes babait të tij dhe UDB-ashëve.

“Një polemikë babai i ndjeri muharremi e kishte bërë. U tha cfarë u kanë bërë këto sende? Ata thanë ju keni fsheh gjëra sekrete që janë kundër shtetit. U përqendruan te një kornizë me figurat e rilindjes kombëtare, Gjergj Kastrioti ishte aty…”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika