Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, në vizitën e saj të parë në Kosovë.
Siç ka shkruar ambasadori Hovenier në platformën X, përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë.
“Mirënjohës për të mirëpritur ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, në vizitën e saj të parë në Kosovë. Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë vend të gjallë, ku përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë”, ka shkruar Hovenier në platformën X.
Pleased to welcome @USAmbCroatia Nathalie Rayes on her first visit to Kosovo. Looking forward to introducing her to this vibrant country, where the commitment of the 🇺🇸 to the people of 🇽🇰 is as strong as ever. pic.twitter.com/gyTGXLMdmI
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 26, 2024