Mbrëmjen e së hënës [sot] ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë dy automjete në Poklek të Drenasit.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka shtuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, deklaroi Ahmeti.