Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, sot është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch, në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
Temë diskutimi në këtë takim ishte siguria në Kosovë dhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Gjeneralmajor Ulutash ilustroi aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.