Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.
Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rritur çmimin e energjisë elektrike mbi 100 për qind, tatimin në pronë mbi 100 për qind dhe se çmimet e secilit produkt janë rritur rreth 50 për qind.
“Qeveria Kurti – Rryma 100%, Tatimi në pronë 100%, Çmimet 50%, Pagat 1.5%”, ka shkruar Bajrami.
Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.
Kjo pasi Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se më 23 gusht ka hyrë në fuqi ligji për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore kësisoj nga muaji shtator të punësuarit në Kosovë do të marrin nga 6.8 euro më shumë në pagë.
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale.
Nga shtatori të punësuarit në Kosovë do të paguajnë më pak tatim