Bordi i Transparencës, pas mbledhjes që është mbajtur të premten e 17 qershorit, ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.
Çmimet e reja të vendosura nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi më 17 qershor, pas orës 18:00.
Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 265 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 253 lekë/litër, raporton “top-channel.tv”, transmeton “PortaliD”.
Duke u bazuar në çmimet e reja, nafta është rritur me 7 lekë.
Çmimi i ri i naftës nga Bordi i Transparencës është çmimi më i lartë që është vendosur prej krijimit të Bordit.
Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 229 lekë/litër.
Gazi do të shitet me pakicë 86 lekë/litër dhe me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
Bordii Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve.
Ndërsa, në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrialë, çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.