Shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Stuart Munsch, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Temë e këtij takimi ishte siguria në Kosovë, njofton Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
“Diskutimet e sotme u përqendruan në aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për mbështetjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga BE-ja”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës, Munsch u takua edhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajorin Ozkan Ulutas.
Temë diskutimi në këtë takim ishte siguria në Kosovë dhe dialogu Kosovë – Serbi.
Komandanti i KFOR-it takon admiralin amerikan, diskutojnë për sigurinë në Kosovë