Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Një 28-vjeçar nga Kosova u ndalua në pikën kufitare Bllacë për shkak të një urdhri arresti nga Interpoli dhe u dorëzua në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme

Foto ilustrim

Një 28-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar të hënën në pikën kufitare “Bllacë”.

“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L.(28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit.

I njëjti i është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB. / Alsat M

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika