Një person është arrestuar në qytetin e Pejës.
Policia gjatë kontrollit rutinë në fshatin Baran-Pejë, kanë ndaluar të dyshuarin me targa vendore.
Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë ADAM cal:9mm, një karikator i së njëjtës armë, 10 fishekë cal:9mm.
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё,” thuhet në njoftimin e policisë.