Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete nga familjarët në hyrje të shtëpisë në Mitrovicën e Veriut.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e burrit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në hyrje të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë policore janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore”, thuhet në raport.