IKD: Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike për luftimin e korrupsionit

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit. Kështu është thënë në publikimin e raportit  “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu, tha se pavarësisht ndërrimit të qeverive ende nuk është arritur që Kosova të ketë një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019.

Musliu potencoi se përkundër faktit se qeveria aktuale ka premtuar luftën kundër korrupsionit, ajo nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit.

“Për fat të keq, edhe sot Kosova ende nuk e ka një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019. Sipas raportit të IKD-së të publikuar në janar të këtij viti, draft strategjia shtetërore kundër korrupsionit ka probleme thelbësore në lidhje me konceptet bazike të sundimit të ligjit…Përkundër faktit se e kemi një qeveri që ka ardhur në pushtet me sloganin ‘Drejtësi dhe punësim’ dhe lufta kundër korrupsionit ka qenë thelbi i premtimeve paraelektorale, qeveria aktuale ende nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit që është strategjia shtetërore për luftimin e korrupsionit”, tha Musliu.

Ndërkaq, hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, vlerësoi si të domosdoshëm ndryshimi e ligjit për prokurimin publik, pasi sipas tij është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, ky ligj nuk përmban dispozita, të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit.

“Në kuadër të masave për parandalimin e korrupsionit, Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit ka paraparë edhe dispozitat, të cilat lidhen me prokurimin publik dhe administrimin e financave publike. Sa i përket prokurimit publik, në Kosovë autoritetet publike janë të obliguara që t’i respektojnë dispozitat e ligjit për prokurimin publik. Megjithatë, ky ligj, IKD në këtë raport ka gjetur se është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian dhe po ashtu nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit. Për këtë arsye është e domosdoshme që ky ligj të ndryshohet dhe që të përshtatet me nevojat reale që ka fusha e prokurimit publik…Përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, në kohën e fundit përtej aspektit praktik ka tendenca edhe për regres në fushën legjislative në atë mënyrë që ligjet mos të draftohen në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që të ketë regres në këtë fushë”, tha Shala.

Shala potencoi se përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje, problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies.

Ndërsa, menaxherja e projektit në Koalicionin UNCAC, Danella Newman, përmes një fjalimi virtualisht tha se përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca dhe efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore./KSP

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika