Azemi për rritjen e pagës minimale: Vendim parazgjedhor, duhet të jetë 500 euro

FOTO:EO

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto e ka konsideruar vendim parazgjedhor.

Azemi ka thënë se si Sindikatë janë të pakënaqur me këtë vendim dhe se kërkesat e tyre janë që paga minimale duhet të jetë 500 euro, teksa kritikoi ekzekutivin për marrjen e vendimit pa u konsultuar me sektorin privat.

“Ne e çmojmë çdo lëvizje që bëhet qoftë edhe me 10 centë e kemi thënë edhe më herët. Por në moment kur një partner merr vendim pa u konsultuar me partnerin që është i obliguar për ta bërë këtë, ne edhe këtë do t’ia kishim falur sikurse paga minimale të jetë sipas kërkesës sonë që kohën fundit e kemi kërkuar që ajo duhet që të jetë 500 euro. Nën pagën 500 euro, normal që ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të jemi të kënaqur, jo pse ne nuk po pranojmë, por kushtet dhe rrethanat nuk po lejojnë që të behët një jetë ekzistenciale me nën këtë pagë”, tha ai.

“Duke marrë parasysh edhe pagat minimale që i kemi në rajon, mendojmë që kemi pagë në rajon që janë mbi 600 euro, kemi pagë në rajon që është edhe 400 euro dhe ne kemi thënë që paga optimale duhet që të jetë paga prej 500 euro. Këtë vendim që e ka marrë mendojmë që më tepër është vendim parazgjedhor sepse këtë ka mundur që ta merr qysh në fillim të mandatit. Është pagë bruto dhe kur ia heqim obligimet tjera prapë kjo pagë jetë diku rreth 300 euro ose nën 300”, vijoi Azemi.

Ai ka theksuar se si shkak i pakënaqësive me paga, më tre shtator punëtorët teknikë të Qendrave të Mjeksive Familjare (QMF) dhe të shkollave do të fillojnë grevën, ndërsa punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës grevën do ta fillojnë me 16 shtator, kjo pasi Kuvendi i Kosovës gjendet në pushim vjetor deri më atë datë.

Azemi ka thënë se kërkesat e tyre janë të arsyeshme dhe legale, duke shtuar se për këtë vendim nuk janë ftuar për konsultim nga ana e qeverisë së Kosovës dhe se vendimi ka qenë i njëanshëm.

“Veprimet tona normal, kërkesat tona kanë qenë të kamotshme që edhe nga java e ardhshme ne për shkak të kërkesave tona reale të ngritjes së pagave do të jemi një pjesë bukur e madhe në grevë, Janë kërkesa të cilat janë të arsyeshme, legale dhe legjitime për të cilat kjo qeveri as një herë gjatë gjithë mandati ti nuk është marr fare me to dhe ne po themi është një vendim i një anshëm. Një vendim i cili nuk kënaqe kërkesat e punëtoreve. Ne e kemi thirru qeverinë e Kosovës dhe partneret tonë punëdhënësit që të ulemi e të bisedojmë edhe për pagën minimale, për kushtet të punëtoreve, ata nuk kanë qenë të interesuar dhe ne si sindikatë paga prej 350 euro nuk është që i mbulon kërkesat tona minimale”, ka theksuar Azemi./EO

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika