Bekë Berisha, Kryetari i Komisionit për çështje të sigurisë vlerëson se kërcënimet për alarmet e shpeshta për bomba bëhen për tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik
Berisha për KP ka thënë se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitet për t’i zbuluar këto raste.
“Siguria e përgjithshme në Kosovë është stabile, ne i kemi të gjitha institucionet e nevojshme për ta mbajtur sigurinë në vend, jemi kushinetë edhe si komision parlamentar për sigurinë, nuk ka diçka që duhet të shqetësoheni… Gjithmonë ka vend për përmirësime për më mirë”, ka thënë Berisha.
“Mirëpo deri më tani vetvetiu Kosova është stabile dhe nuk ka diçka që duhet t’a shqetësojë jetën e qytetarëve, përveç që është shqetësim rritja e çmimeve edhe jeta është vështirësuar…”, thotë Berisha për KP.
Sipas Berishës, në situata të tilla nuk duhet të mungojë vigjilenca.
“Policia e Kosovës i ka këto kapacitete. Inteligjenca i këto kapacitete për t’i hulumtuar dhe zbuluar saktë se çfarë po ndodh. Gjithmonë duhet të kemi vigjilencën dhe t’i shtojmë këto kapacitetet dhe t’i sofistikojmë”, ka thënë deputeti i AAK-së.