Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë bëri të ditur se të enjten për vizitë në Kosovë do të jetë ndihmëssekretari i përgjithshëm për operacione i NATO-s, Thomas Goffus.
Për agjendën e takimeve, Kurti nuk dha detaje dhe ende nuk dihet se me kë do të ketë takime.
Kurti tutje njoftoi se gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të jenë për vizitë edhe dy ministra të jashtëm nga vendet anëtare të NATO-s.
Ai tha se natyrisht se në këto takime temë diskutimi do jetë edhe ura e Ibrit.
Kurti për urën e Ibrit: Jemi duke i bërë punët e shtëpisë, po presim raportin final