Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 18-vjeçari shqiptar pas aksidentit me motor

Foto ilustruese

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas mesnate në një aksident automobilistik në Kretë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Tsikalaria të Hanias. Motori ku udhëtonin dy të rinj, doli nga rruga dhe u përplas me një stacion autobusi.

Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, shtetas shqiptar 18 vjeç.

Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku./TCH

 

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika