Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, pritet të vizitojë nesër Kosovën.
Ai do të pritet në takim nga homologu kosovar, Ejup Maqedonci.
Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00.
“Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nesër (e premte), më 30 gusht, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e ri të Mbrojtjes Shqipërisë, Pirro Vengu. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.