Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar sot 31 gjyqtarë me mandat fillestar.
Në njoftim thuhet se në ceremoninë e betimit para presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Kosovës.
“Do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre.”
Po ashtu, Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.