“Lutfi Ajazi dhe Xhavit Kuqi ishin më të pamëshirshmit” – Sefa rrëfen torturat e pandërprera nga udbashët

Salih Sefa, një ish-i burgosur politik, ka rrëfyer se për katër muaj rresht është marrë në pyetje dhe është torturuar çdo ditë nga udbashët shqiptarë.

Në emisionin “Debat Plus”, Sefa tha se pasi kishte marrë përsipër autorësinë e një pamfleti, ishte detyruar të tregonte gjithçka rreth fjalëve të shkruara aty.

“Katër muaj jam marrë në pyetje. Më beso, kishte momente të tilla që thoja kur do të ndalen këto tortura, isha i gatshëm të dënohesha,” deklaroi ai.

Sefa përmendi me emër udbashët që e kishin torturuar gjatë marrjes në pyetje, duke thënë: “Udbashët ishin Lorenc Selmani, Ibush Kllokoqi dhe Rifat Berisha. Ata ishin cima, neve na quanin shtrufma.”

Ai përshkroi gjithashtu sjelljen brutale të Lutfi Ajazit dhe Xhavit Kuqit: “Lutfi Ajazi ka qenë aq i ashpër sa që të vinte deri në hundë dhe të shante në mënyrën më të ndyrë. E njëjtë ishte edhe Xhavit Kuqi, brutal në shprehje. Si është e mundur që një njeri të ma shajë nënën time të vjetër… A kanë ata njerëz ndjenja apo empati?”

Sefa shpjegoi se pasi kishte pranuar autorësinë e pamfletit, ishte detyruar të shpjegonte çdo fjalë që kishte përdorur. “Atë ditë më ndërruan nenin, prej 133 në 136, pika 1 dhe 2, që ishte vepër armiqësore dhe mund të dënoheshe deri në 16 vjet. Hilmi Zhitia, që ishte gjyqtar hetues, më tha se ndoshta nuk do të dalësh kurrë,” tregoi ai.

Ai kujtoi gjithashtu një takim me nënën e tij pas dy muajsh, në prani të disa policëve. Sipas tij, babai e kishte përjetuar shumë rëndë kur e kishte parë në atë gjendje. “Por e dinin që isha gjallë,” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika