Lajçak: Po bëhet më e vështirë heqja e masave ndaj Kosovës

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se po bëhet më e vështirë heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Lajcak ka theksuar se është humbur një mundësi e mirë për t’i hequr menjëherë pas sulmit në Banjska.

“Pozicionin tim e kam bërë shumë të qartë publikisht. Menjëherë pas Banjskës kam bërë thirrje publike për heqje të masave kundër Kosovës, si gjest i mbështetjes dhe solidaritetit në këtë periudhë të vështirë. Mendoj që e kemi humbur një mundësi të mirë për t’i hequr. Më vonë, siç po e shohim, po bëhet më e komplikuar dhe më e vështirë. Por, është në agjendë të Këshillit dhe vendet anëtare po vazhdojnë të diskutojnë për to”, ka deklaruar Lajçak.

Largimi i masave apo jo është në dorë të shteteve anëtare, thotë Lajçak.

“Kjo është në dorë të vendeve anëtare. Vendet anëtare e kanë marrë vendimin për t’i vendosur masat dhe vendet anëtare tani janë duke diskutuar çfarë të bëjnë me masat. Kjo nuk është çështje e dialogut. Dinamika e vendeve anëtare është që duhet pasur konsensus të 27 vendeve anëtare”, ka vijuar ai./REL

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika