Vezire Demiri rrëfen për torturat nga udbashët: Dy javë s’kam ngrënë asgjë, kisha ënjtje të fytyrës e të dhëmbëve

Ish-e burgosura politike, Vezire Demiri, në emisionin “Debat Plus” ka rrëfyer për momentin e parë të arrestimit.

Më 4 nëntor të vitit 1985, Demiri tregon se nën akuzat për veprimtari ilegale si shpërndarje të pamfleteve e revistave të ndryshme u arrestua dhe u dërgua fillimisht në Pejë e pastaj në burgun e Mitrovicës.

Demiri rrëfen se ishte së bashku me nënën kur iu vendosën prangat.

“Unë isha te dajt me nënën, në mëngjes herët erdhën, një Bali Maloku, e takuam rrugës, shkonte në punë ishte mësues i gjuhës shqipe. Më tha oborri juaj u mush me milicë, mos shko, babai ishte në punë, vëllezërit ishin të vegjël, i gjithë fshati ishte i rrethuar me milicë, kur kemi shkuar tek dyert na i kanë drejtuar tytat në kokë mu e nënës, më kanë thënë veshu trash se nuk dihet kur kthehesh”, ka rrëfyer Demiri.

“Unë nuk kisha frikë, s’disha çka më pret, më dërguan në Pejë, nuk e di a ishte kati i 2 a i tretë. Ishte një person, Ali Lajçi e thirrshin, që ka ushtruar lloj lloj torture. E kam lidhë me emër të Ali Lajçit që ishte në demonstrata të 1981. Atë [inspektorin] e thirrshin Ali Lajçi… unë e bëjsha lidhjen, por e disha që Ali Lajçi nuk është ky”, ka vijuar rrëfimin ndër të tjerash.

Demiri ka potencuar se nga ajo gjatë intervistimit kërkohej të tregonte emrat e atyre me të cilët pati kontakte.

“M’i gjetën disa fotografi të Enver Hoxhës, disa gazeta ‘Zëri i Popullit’, ku i ke marrë, kush t’i ka dhënë”.

Demiri ka thënë se u thoshte se ato ia kishte dhënë një njeri i panjohur.

“Nuk kam qit kurrfarë emri, por torturat ishin të tmerrshme…me ato shufrat si me kanë të hekurit, jo plastike”.

Serbi i cili ishte nënpunës i UDB-së, sipas Demirit, asaj i ka sjellë vetëm fytyrës.

“Ai serbi….veq fytyrës. Une dy javë nuk isha në gjendje me hanger kurgjo prej dhëmbve…dhëmbët mu ajen, fytyra…”.

Ajo ka thënë se për një natë sa qëndroi në Pejë i ka përjetuar ato tortura dhe se në dhomat e tjera ajo ka thënë se dëgjonte edhe zëra të tjerë të të rinjve që po torturoheshin.

Ajo rrëfen momentin se si njëri nga udbashët që po e torturonte e pyeti “se a dëshiron të bëhesh nënë” dhe kjo iu përgjigj “si krejt vajzat e tjera shpresojmë”.

“Torturat kanë qenë në duar (në shuplaka të duarve), këmbëve, trupit. Më së pari më kanë thënë a don me u ba nanë, unë i thashë si krejt vajzat tjera, shpresojmë. Unë ju ktheva, ti nuk je shqiptar, ty nuk të ka bë nënë shqiptare, ty të ka lindë nënë serbe. Të kishte lindë një nënë shqiptare, nuk do të ushtroje dhunë mbi motrat e tua, e atëherë ai u egërsua edhe më shumë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika