Ademi rrëfen për vëllanë e zhdukur me dhunë gjatë luftës: Nëna vdiq me mallin e tij duke e pritur që të kthehet

Lutfije Ademi – Vokshi me prejardhje nga Mitrovica tash e 25 vjet është duke e kërkuar vëllanë e saj, i cili është zhdukur më 19 prill të vitit 1999.

Në emisionin “FIVE”, në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, Ademi ka rrëfyer se si jeton me shpresë që një ditë të zbardhet fati i vëllait të saj, për të cilin tha se ishte specialist i kirurgjisë abdominale dhe punonte në spitalin e Mitrovicës.

“Meqenëse kanë kaluar 25 vjet pas luftës dhe ende nuk ka ndonjë shenjë për rastin e vëllaut, ne jetojmë me shpresë që një ditë do të zbardhet fati i tij. Atë e kam pasur udhëzues të jetës time, ai ka punuar edhe si mjek, ka qenë mjek kirurg në spitalin e Mitrovicës. Ai ka qenë prindi i dytë në çdo aspekt të jetës, sikur ka miqësia sikur në çdo aspekt. Momentin kur e kam kuptuar që nuk do ta shoh më atë ka qenë shumë e rëndë”, ka deklaruar Ademi.

Nën emocione e lot, ajo tregon që edhe nëna e saj kishte vdekur me mallin e të birit, duke e pritur atë që të kthehej.

“Nëna ishte gjallë, por ka vdekur në 2006, gjithmonë shpresonte se do ta takojë. Ne i kemi thënë asaj meqenëse ishte mjek dhe i ka shëruar ushtarët e UÇK-së, i kemi thënë se e kanë marrë dhe e kanë arrestuar dhe do ta lirojnë. Nëna ndërroi jetë duke pritur takimin e djalit, nuk mundi të përballojë dhimbjet dhe vuajtjet”, ka vijuar ajo.

Ajo madje tregoi se ishte një dëshmitar serb që tregoi për një lokacion në veri ku mund të gjendej trupi i tij, por që sipas saj ai pastaj u zhduk dhe nuk gjendet më as në Kosovë e as në Serbi.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, ku mbi 1600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika