Pas Gjermanisë dhe Francës edhe Britania kritikon Kosovën për aksionin në veri

Edhe Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se aksioni i policisë së Kosovës të premten në veri kritikuar ku u mbyllën pesë objekte të strukturave paralele serbe mund të nxisë tensione.

Në një postim në rrjetin social “X”, ai ka thënë se lëvizjet që prekin mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera “kërkojnë konsultim të kujdesshëm me aleatët e palëkundur dhe partnerët e sigurisë, në kontekst të dialogut më të gjerë”.

Sipas tij, veprimet e së premtes nuk ishin të tilla dhe “rrezikojnë nxitjen e tensioneve dhe të prekin më të cenuarit”.

Reagimi i tij vjen pasi Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar reagimit të ShBA-së në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit kundër këtij aksioni të policisë së Kosovës në veri duke e “quajtur veprim të pakoordinuar”.

Ngjashëm ka reaguar edhe ambasadori francez, Olivier Guerot. Ai ka thënë se “veprimet që kanë ndikim të dëmshëm në komunitete, në këtë rast te komuniteti serb, nuk janë të mirëpritura”.

Aksioni në veri, Gjermania e Franca mbështesin qëndrimin e ShBA-së

Lexo edhe: Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika